Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2022
Shkalla e ndotjes së lumenjëve në Republikën e Kosovës Kosova në aspektin hidrografik i takon tre pellgjeve detare: Detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Egje. Pjesa më e madhe e territorit të Republikës së Kosovës i takon pellgjeve të Detit të Zi dhe Detit Adriatik (Ibri me degët e saj dhe Morava e Binçës, Drini i Bardhë). Lumenjtë e Kosovës janë të ekspozuar ndaj ndotjes nga faktorë të ndryshëm, qofshin ata nga industria, bujqësia, apo edhe nga pjesa individuale (kanalizimet). Nga harta e paraqitur shihet qe lumenjtë më të ndotur kryesisht janë në Rrafshin e Kosovës, ku njëkohësisht janë të përqendruara pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës, e po ashtu edhe disa industri siç janë ato energjetike, të përpunimit industrial dhe ato teknologjike. Në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit niveli i ndotjes së lumenjëve është në nivele më të vogla, por që nuk përjashtohen nga konkluza e përgjithshme që në Kosovë shumica e rrjedhave lumore janë të ndotura nga faktorë të ndryshëm, të cilët rrezik