Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2021

A e dini se sa sipërfaqe pyjore jemi duke i humbur çdo ditë në Kosovë?

  A e dini se sa sipërfaqe pyjore jemi duke i humbur çdo ditë në Kosovë? A jeni në dijeni se çfarë ka ndodhur me pyjet tona këto 20 vitet e fundit? Këto janë disa nga pyetjet të cilat ishin shtyrje për ne të e hulumtojmë dhe bëjmë një analizë më të thellë rreth gjendjes së pyjeve në Kosovë. Me përdorimin e teknologjisë së Sistemit Informativ Gjeografik (GIS) dhe duke perdorur imazhe satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropes, ne kemi mësuar se gjendja e pyjeve në Kosovë në 20 vitet e fundit është alarmante. Kjo na kushton të ardhmen tonë, shëndetin dhe humbjen e ajrit të pastër. Pse po ndodhë kjo në malet tona? Ky rrezik i padukshëm është heshtazi duke na e vjedhur të ardhmen tonë. Ka ardh koha të veprojmë sikur se jemi duke marrë frymen e fundit! Mirëpo nuk është vonë! Të bashkohemi si individ, biznese dhe qeveri! Të bashkohemi dhe ti mbrojmë pyjet që kanë mbetur, dhe të rigjenerojmë ato që kemi humbur. Ne mund të sigurojmë të ardhmen e shëndetshme dhe ajrin e pastër për të gjithë

PLUHURI "SAHARIAN"

Këto ditë vendi ynë dhe shume vende të tjera të Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë në Europë po përballen me një fenomen, i cili njihet si “Pluhuri Saharian”. Kushtet meteorologjike luajnë një rol shumë të madh në përcaktimin e madhësisë, kohëzagjatjes dhe intenzitetit të stuhive të pluhurit. Modelet e motit mund të kategorizohen në dy mënyra: sistemet të motit që kanë shkallë të gjerë apo sinoptike dhe modele më të vogla të njohura si sisteme mesoskale. Sistemet sinoptike janë sisteme ballore që mbulojnë sipërfaqe të mëdha, ato shkojnë diku nga 1,000 deri në 2,400 km katorë. Stuhitë e pluhurit krijohen kur frontet futen në sipërfaqe të nxehta dhe të thata. Kur frontet e ftohta ulin ajrin e ngrohtë, gradienti i presionit rritet, dhe erërat zhvendosen dhe bëhen mjaftë të rregullta (80 – 160 km/h). Uraganet nuk janë stuhitë e vetme që rrotullohen në brigjet perëndimore të Afrikës dhe udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik. Stuhitë e pluhurit Saharian apo retë masive të rërës së erës dhe llumi