Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2021

PLUHURI "SAHARIAN"

Këto ditë vendi ynë dhe shume vende të tjera të Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë në Europë po përballen me një fenomen, i cili njihet si “Pluhuri Saharian”. Kushtet meteorologjike luajnë një rol shumë të madh në përcaktimin e madhësisë, kohëzagjatjes dhe intenzitetit të stuhive të pluhurit. Modelet e motit mund të kategorizohen në dy mënyra: sistemet të motit që kanë shkallë të gjerë apo sinoptike dhe modele më të vogla të njohura si sisteme mesoskale. Sistemet sinoptike janë sisteme ballore që mbulojnë sipërfaqe të mëdha, ato shkojnë diku nga 1,000 deri në 2,400 km katorë. Stuhitë e pluhurit krijohen kur frontet futen në sipërfaqe të nxehta dhe të thata. Kur frontet e ftohta ulin ajrin e ngrohtë, gradienti i presionit rritet, dhe erërat zhvendosen dhe bëhen mjaftë të rregullta (80 – 160 km/h). Uraganet nuk janë stuhitë e vetme që rrotullohen në brigjet perëndimore të Afrikës dhe udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik. Stuhitë e pluhurit Saharian apo retë masive të rërës së erës dhe llumi...