Skip to main content

PLUHURI "SAHARIAN"


Këto ditë vendi ynë dhe shume vende të tjera të Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë në Europë po përballen me një fenomen, i cili njihet si “Pluhuri Saharian”. Kushtet meteorologjike luajnë një rol shumë të madh në përcaktimin e madhësisë, kohëzagjatjes dhe intenzitetit të stuhive të pluhurit. Modelet e motit mund të kategorizohen në dy mënyra: sistemet të motit që kanë shkallë të gjerë apo sinoptike dhe modele më të vogla të njohura si sisteme mesoskale.

Sistemet sinoptike janë sisteme ballore që mbulojnë sipërfaqe të mëdha, ato shkojnë diku nga 1,000 deri në 2,400 km katorë. Stuhitë e pluhurit krijohen kur frontet futen në sipërfaqe të nxehta dhe të thata. Kur frontet e ftohta ulin ajrin e ngrohtë, gradienti i presionit rritet, dhe erërat zhvendosen dhe bëhen mjaftë të rregullta (80 – 160 km/h).

Uraganet nuk janë stuhitë e vetme që rrotullohen në brigjet perëndimore të Afrikës dhe udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik. Stuhitë e pluhurit Saharian apo retë masive të rërës së erës dhe llumit nga sipërfaqja e shkretëtirës Sahara gjithashtu udhëtojnë përtej Atlantikut e Mesdheut duke bartur mbi 180 milion ton pluhur saharian në mbarë Evropën, Karaibet e Amerikën e Veriut çdo vit.
Këto dukuri ndodhin nga fundi i pranverës deri në vjeshtën e hershme dhe këto re pluhuri ose tufa pluhuri saharian, lindin kur valët tropikale (zonat me presion të ulët) lëvizin përgjatë skajit jugor të shkretëtirës së Saharës. Ndërsa ato lëvizin, ato ngritin re të pluhurit dhe rërës në ajër. Derisa këto re grumbullohen, ato formojnë një masë ajri shumë të thatë, me pluhur, të ngrohët dhe me trashësi 2 deri 2.5 milje, e njohur si Saharan Air Layer (SAL). Për arsye se SAL qëndron rreth një milje apo më shumë mbi sipërfaqen e shkretëtirës, mund të shtrihet nga 5,000 deri 20,000 m në atmosferë e cila lartësi është pozicion i përsosur që të përfshihen nga erërat që vijnë nga lindja për në perëndim.
Pluhuri Saharian është i përbërë nga minerale të ndryshme duke përfshirë silikatet e tilla si kuarci (SiO2), përveç silikateve, përbërës të tjerë që gjenden janë mineralet e argjilës (kaoliniti), pastaj karbonatet (CaCO3), oksidet e hekurit (Fe2O3), kripërat dhe fosfatet. Pra nga kjo kuptojmë se janë oksidet e hekurit ato që i japin pluhurit saharian ngjyrën e saj në të kuqe. Këto sedimente minerale kanë madhësi nga 10 mikron në diametër (PM10 dhe më të mëdha), deri në kokrra të imta me diametër më pak se 2.5 mikron (PM2.5 dhe më të vogla).
Kanë impakte të ndryshme në mjedis, pasi pluhuri është i pasur me minerale dhe ndërvepron me ajrin, tokën dhe oqeanin duke marrë lloj-lloj karakteristike, të dëmshme apo të dobishme. Për shembull, hekuri dhe fosfori në pluhurin saharian i ndihmon bimët në tokë dhe det (fitoplanktonin) të cilave iu duhen këto mikroelement për rritje të duhur. Gjithashtu është raportuar se kur pluhuri saharian ka rënë në sasi të mëdha në oqeane dhe dete ka shkaktuar kripëzim të madh dhe ka shëndrruar ujin e tyre në të kuqe të trubullt duke helmuar peshq dhe zogj deti të panumërta. Gjithashtu efektet e pluhurit vërehen edhe në dritën e Diellit e cila dukuri çon në lindje dhe perëndim spektakolar.


Efektet në njerëz janë shumë të rrezikshme pasi nëse vuani nga astma, alergjitë ose keni ndjeshmëri të tjera shëndetësore, përqendrimi i lartë i ndotjes nga grimcat që lidhen me pluhurin saharian janë jashtëzakonisht të rrezikshme nëse ato thithen dhe shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymarjes.

Comments

Popular posts from this blog

Infrastruktura Dinamike

 Një bisedë me botën           Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.         E vërteta është se infrastruktura nuk është fikse, është dinamike, madje edhe emergjente. Secili prej shembujve të përmendur më lartë ndikohet nga rrymat e shumta që kalojne nëpër të në kohë reale nga trafiku në tregti të ujit etj. Edhe tubat dhe trarët e epokës industriale tani janë të mbushur me senzor dhe teknologji intelegjente. Dhe të gjitha sistemet, madje edhe ato nëntokësore, mund të bëhen të dukshme p

Gjendje aktuale e deponive sanitare të mbeturinave në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin Evropian ende nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara të mbeturinave që gjenerohen në nivel vendi. Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të viti 2011 të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka nxjerr një numër prej afro 1 milion e 779 mijë e 521 banorë rezulton që sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 0.9 kg/banorë/ditë . Nga të dhënat e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) sasia totale e mbeturinave që gjenerohen në Kosovë është afërsisht 580 milion tonë/vit , ndërsa nga e gjithë kjo shumë e mbeturinave afërisht 392 milion ton (72%) arrihet të deponohet në vende e përcaktuara për deponim, konkretisht 68% deponohet në deponitë sanitare. Sipas të dhënave të publikuar rezulton që Kosova karakterizohet me shkallë të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave prej 60%. Në zonat urbane shërbimi i rregullt i mbledhjes së mbeturinave mbulon 75% të popullsi

The potentials of wind power in the Morava Binces basin