Skip to main content

Infrastruktura Dinamike

 Një bisedë me botën

        Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.



       E vërteta është se infrastruktura nuk është fikse, është dinamike, madje edhe emergjente. Secili prej shembujve të përmendur më lartë ndikohet nga rrymat e shumta që kalojne nëpër të në kohë reale nga trafiku në tregti të ujit etj. Edhe tubat dhe trarët e epokës industriale tani janë të mbushur me senzor dhe teknologji intelegjente. Dhe të gjitha sistemet, madje edhe ato nëntokësore, mund të bëhen të dukshme për publikun përmes përdorimit të teknologjisë së sistemit të informacionit gjeografik (GIS).

        Shumica e ifrastrukturës ka nevojë urgjente për azhurnim. Ne mund të riparojmë atë që po shkatërrohet dhe të bëjmë sigurimin e saj. Gjithashtu ne duhet të mbrojmë rrejtet dixhitale të botës, nga të cilat varet infrastrukura kritike – nga sulmet kibernetike. Përveç kësaj, një sasi e ndërtimeve të reja në dekadat e ardhshme do të drejtohet nga avancimi i urbanizmit, transportit dhe ndryshimit të klimës.

        Lajmi i mirë është se riparimi, siguria dhe ndërtimet e reja mund të jenë shumë më pak të kushtueshme. Shfaqja e teknologjisë intelegjente dhe intelegjencës së vendndodhjes, së bashku me teknologjinë gjeohapësinore, bëjnë të mundur integrimin e teknologjisë gjeohapësinore në këto dimensione të jetës.



Çfarë zbulon intelegjenca e vendndodhjes për të ardhmen e infrastrukturës?

    Na tregon se infrastruktura intelegjente tani është e përqendruar në të dhëna dhë është dinamike,

       Infrastruktura intelegjente është e ndërvarur dhe e bazuar në vendndodhje,

    Infrastruktura intelegjente është publike, transparente dhe gjithnjë e më demokratike,


Më në fund, intrastruktura do të jetë e gjelbër. Synimet për dekarbonizim në nivele vendi, shteti e
qyteti kërkojnë elektrifikim masiv të automjeteve. Ato kërkojnë ferma diellore dhe mullinj ere. Ku
janë vendet më të duhura për ti vendosur ato, duke marrë konsideratat hapësinore ajrore, pjerrësinë e
terrenit, shpejtësinë e erës, fushat e përmbytjes, afërsinë me linjat e energjisë, përbërja e tokës dhe
pengesa nga infrastruktura ekzistuese.

Institute of GIS and Geospatial Technology of Kosovo - IGGTK

Comments

Popular posts from this blog

Gjendje aktuale e deponive sanitare të mbeturinave në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin Evropian ende nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara të mbeturinave që gjenerohen në nivel vendi. Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të viti 2011 të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka nxjerr një numër prej afro 1 milion e 779 mijë e 521 banorë rezulton që sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 0.9 kg/banorë/ditë . Nga të dhënat e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) sasia totale e mbeturinave që gjenerohen në Kosovë është afërsisht 580 milion tonë/vit , ndërsa nga e gjithë kjo shumë e mbeturinave afërisht 392 milion ton (72%) arrihet të deponohet në vende e përcaktuara për deponim, konkretisht 68% deponohet në deponitë sanitare. Sipas të dhënave të publikuar rezulton që Kosova karakterizohet me shkallë të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave prej 60%. Në zonat urbane shërbimi i rregullt i mbledhjes së mbeturinave mbulon 75% të popullsi

The potentials of wind power in the Morava Binces basin