Skip to main content

A e dini se sa sipërfaqe pyjore jemi duke i humbur çdo ditë në Kosovë?

 A e dini se sa sipërfaqe pyjore jemi duke i humbur çdo ditë në Kosovë?

A jeni në dijeni se çfarë ka ndodhur me pyjet tona këto 20 vitet e fundit?


Këto janë disa nga pyetjet të cilat ishin shtyrje për ne të e hulumtojmë dhe bëjmë një analizë më të thellë rreth gjendjes së pyjeve në Kosovë. Me përdorimin e teknologjisë së Sistemit Informativ Gjeografik (GIS) dhe duke perdorur imazhe satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropes, ne kemi mësuar se gjendja e pyjeve në Kosovë në 20 vitet e fundit është alarmante.
Kjo na kushton të ardhmen tonë, shëndetin dhe humbjen e ajrit të pastër. Pse po ndodhë kjo në malet tona?
Ky rrezik i padukshëm është heshtazi duke na e vjedhur të ardhmen tonë.
Ka ardh koha të veprojmë sikur se jemi duke marrë frymen e fundit!
Mirëpo nuk është vonë!
Të bashkohemi si individ, biznese dhe qeveri! Të bashkohemi dhe ti mbrojmë pyjet që kanë mbetur, dhe të rigjenerojmë ato që kemi humbur. Ne mund të sigurojmë të ardhmen e shëndetshme dhe ajrin e pastër për të gjithë. Ne mund të zhvillojmë ekonominë krahas natyrës së pasur!
Ju ftojmë të na bashkoheni në #MoseMerrMalin - ngjarje publike e cila shënon fillimin e
lëvizjes tonë për mbrojtjen dhe regjenerimin e pyjeve të Kosovës. Me ju do të ndajmë hulumtimin e bërë dhe hartën interaktive e cila shpjegon në mënyrë vizuale humbjen e pyjeve tona në 20 vitet e fundit.
Ngjarja do të fillon me prezentimin e #MoseMerrMalin dhe do të vazhdon me një diskutim
interaktiv me te ftuarit:
Indira Kartallozi – Themeluese dhe Drejtuese e SLK
Fitore Pacolli - Kryetare e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit & Infrastrukturës
Granit Gashi - Heinrich Böll Foundation, Aktivist
Nermin Mahmuti - Drejtoreshë Ekzekutive në Community Development Fund, CDF
Faruk Foniqi - Gjeograf/specialist i GIS & Remote Sensing, IGGTK
E moderuar nga Mentor Dida - Trajner i Lidershipit dhe mirëqenies
Bashkohuni edhe ju në këtë diskutim!
#MoseMerrMalin
Ky hulumtim i shpyllzimit është udhëhequr nga Sustainability Leadership Kosova (SLK) në bashkëpunim me Institute of GIS and Geospatial Technology of Kosovo IGGTK në Kosovë, CorrelAid dhe MasterStory në Holandë. Emri i lëvizjes dhe materiali i #MoseMerrMalin është inspiruar nga aktivistët, pjesëmarrës të projektit #CreAct e përkrahur nga Community Development Fund si pjesë e Human Rightivism Project.

English:
Do you know how much forest area we are losing every day in Kosovo?
Are you aware of what has happened to our forests in the last 20 years?
​​These are some of the questions that have prompted us to research and analyze the state of forests in Kosovo. Through Geographic Information System (GIS) technology and using satellite imagery from the European Space Agency, we have learned that in the past 20 years the deforestation rate in Kosovo is alarming.
This is costing us our future, health, and the loss of fresh air. Why is this happening in our forests?
This invisible danger is silently stealing our future.
The time has come to act as if today is our last breath!
But it is not too late!
Individuals, businesses, and the government, let’s all unite! United we can protect the remaining forests, and regenerate what is lost. We can ensure a healthy future and clean air for all. We can develop the economy in tandem with an abundant natural system.
We invite you to join #MoseMerrMalin - the public event which marks the beginning of our movements for the protection and regeneration of Kosovo's forests. In this event, we will share the research we have done, along with the interactive map which visually shows areas of deforestation in the last 20 years.
The event will start with the presentation of #MoseMerrMalin and will continue with an interactive discussion with our guests as follows:
Indira Kartallozi - Founder and Leader of SLK
Fitore Pacolli - Chairwoman of the Parliamentary Committee on Agriculture, Forestry, Rural Development, Environment & Infrastructure
Granit Gashi - Heinrich Böll Foundation, Activist
Nermin Mahmuti - Executive Director of the Community Development Fund, CDF
Faruk Foniqi - Geographer / GIS & Remote Sensing Specialist, IGGTK
Moderated by Mentor Dida - Social Entrepreneur
Join us in this discussion!
#MoseMerrMalin
The deforestation research was led by Sustainability Leadership Kosova (SLK) in collaboration with the Institute of GIS and Geospatial Technology of Kosovo (IGGTK) , CorrelAid , and @MasterStory in the Netherlands. The #MoseMerrMelin campaign name and material were inspired by activist-participants of the #CreAct project supported by the @Community Development Fund as part of the @Human Rightivism Project.

2

Comments

Popular posts from this blog

Infrastruktura Dinamike

 Një bisedë me botën           Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.         E vërteta është se infrastruktura nuk është fikse, është dinamike, madje edhe emergjente. Secili prej shembujve të përmendur më lartë ndikohet nga rrymat e shumta që kalojne nëpër të në kohë reale nga trafiku në tregti të ujit etj. Edhe tubat dhe trarët e epokës industriale tani janë të mbushur me senzor dhe teknologji intelegjente. Dhe të gjitha sistemet, madje edhe ato nëntokësore, mund të bëhen të dukshme p

Gjendje aktuale e deponive sanitare të mbeturinave në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin Evropian ende nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara të mbeturinave që gjenerohen në nivel vendi. Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të viti 2011 të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka nxjerr një numër prej afro 1 milion e 779 mijë e 521 banorë rezulton që sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 0.9 kg/banorë/ditë . Nga të dhënat e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) sasia totale e mbeturinave që gjenerohen në Kosovë është afërsisht 580 milion tonë/vit , ndërsa nga e gjithë kjo shumë e mbeturinave afërisht 392 milion ton (72%) arrihet të deponohet në vende e përcaktuara për deponim, konkretisht 68% deponohet në deponitë sanitare. Sipas të dhënave të publikuar rezulton që Kosova karakterizohet me shkallë të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave prej 60%. Në zonat urbane shërbimi i rregullt i mbledhjes së mbeturinave mbulon 75% të popullsi

The potentials of wind power in the Morava Binces basin