Skip to main content

Gjendje aktuale e deponive sanitare të mbeturinave në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin Evropian ende nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara të mbeturinave që gjenerohen në nivel vendi. Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të viti 2011 të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka nxjerr një numër prej afro 1 milion e 779 mijë e 521 banorë rezulton që sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 0.9 kg/banorë/ditë. Nga të dhënat e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) sasia totale e mbeturinave që gjenerohen në Kosovë është afërsisht 580 milion tonë/vit, ndërsa nga e gjithë kjo shumë e mbeturinave afërisht 392 milion ton (72%) arrihet të deponohet në vende e përcaktuara për deponim, konkretisht 68% deponohet në deponitë sanitare.
Sipas të dhënave të publikuar rezulton që Kosova karakterizohet me shkallë të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave prej 60%. Në zonat urbane shërbimi i rregullt i mbledhjes së mbeturinave mbulon 75% të popullsisë, ndërsa në zonat rurale shërbimet e mbledhjes së mbeturinave u ofrohen vetëm 41% e popullsisë.
Në Kosovë ekzistojnë 5 deponi sanitare që shërbejnë në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit, dhe gjithashtu ekzistojnë 2 deponi të tjera që u shërbejnë komunave të caktuara si ajo e Podujevës në Dumnicë dhe ajo në Dragash.
Nga raportet e ndryshme që janë publikuar ndër vite në Kosovë është evidentuar mungesë e njohurive dhe praktikave operative profesionale dhe mungesa e pajisjeve dhe infrastrukturës së nevojshme, të cilat mungesa kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes teknike dhe mjedisore të deponive.
Duke qenë se disa prej ketyre deponive janë në afërsi të vendbanimeve, është evidentuar se nga trajtimi joadekuat i kullimeve që dalin nga deponitë rrezikohet kontaminimi i tokës dhe ujit në ato hapësira. Gjithashtu shumica e këtyre deponive janë në fund të kapacitetit të tyre për deponim dhe mbushja jashtë mase rrezikon seriozisht mjedisin jetësor.
Kërcënimi më i madh vie nga deponia e Prishtinës në “Mirash” e cila është e vërshuar dhe i ndotë ujërat nëntokësore, ndërsa deponit tjera në Gjilan, Prizren e Podujeve kanë nevojë për përmirësim, konkretisht në sistemin e kullimit ose mundësi për zgjerimin e tyre edhe pse në atë të Gjilanit nga imazhet satelitore vërehet që afërsia me vendbanimet është afro 0.7 km e që paraqet rrezik për banorët në këto hapësira.
Gjithashtu këto deponi që janë të shpërndara në tërë territorin e Kosovës konsiderohen edhe si “hotspote” mjedisore që nënkuptojnë zona me potencial të lartë të ndotjes për shkak të ndikimit të tyre në mjedisin dhe në shëndetin publik. Ky term zakonisht përdoret nga ambientalistët që i referohen ndryshimeve negative dhe përkeqësimeve mjedisore në një zonë të caktuar, apo për të përshkruar zonat e kontaminuara që nuk kanë pasur mbikëqyrje dhe përkujdesje për një periudhë të shkurtër apo të gjatë kohore dhe që kanë efekte të dëmshme për mjedisin dhe botën e gjallë, pra kuptimi negativ i termit “hotspot” është diçka i padëshiruar, jo i favorshëm, dhe i rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin. Në kategoritë që konsiderohen si zona me potencial të lartë të ndotjes/hotspote janë edhe vendet e ndotura nga menaxhimi i mbeturinave. Thuajse të gjitha deponitë janë evidentuara si lokacione me hotspot potencial dhe me ndikim në mjedis. (Raporti i hotspoteve mjedisore në Kosovë, AMMK).
Mund të përfundojmë që sistemi aktual i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë është i paqëndrueshëm në aspektin mjedisor. Nga të dhënat e publikuar më lartë evidentohet që mbledhja, transportimi dhe asgjësimi i mbeturinave nuk ofrohet në masë 100%, andaj ajo që mbetet nga mbeturinat ose digjet ose hidhet dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e njeriut e po ashtu edhe në ujë, ajër, tokë dhe biodiversitetin. Gjithashtu mbeturinat e rrezikshme që gjenerohen nga institucione shëndetësore, apo kompani të ndryshme nuk trajohen ndaras dhe përfundojnë të deponuara bashkë me mbeturinat komunale dhe paraqesin rrezik për mjedisin. Ujërat nëntokësore dhe toka janë veçanërisht të kërcënuara në ambientet industriale të cilat në shumicën e rasteve iu mungon infrastruktura për menaxhim adekuat të mbeturinave që gjenerojnë ambientet industruale në Kosovë.

*Të dhënat janë marrë nga dokumentet zyrtare të publikuara nga AMMK

©IGGTK 

Comments

Popular posts from this blog

Infrastruktura Dinamike

 Një bisedë me botën           Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.         E vërteta është se infrastruktura nuk është fikse, është dinamike, madje edhe emergjente. Secili prej shembujve të përmendur më lartë ndikohet nga rrymat e shumta që kalojne nëpër të në kohë reale nga trafiku në tregti të ujit etj. Edhe tubat dhe trarët e epokës industriale tani janë të mbushur me senzor dhe teknologji intelegjente. Dhe të gjitha sistemet, madje edhe ato nëntokësore, mund të bëhen të dukshme p

The potentials of wind power in the Morava Binces basin