Një bisedë me botën
Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije
në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato
mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse
apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që
bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë
infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i
shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.
Shumica e ifrastrukturës ka nevojë urgjente për azhurnim. Ne
mund të riparojmë atë që po shkatërrohet dhe të bëjmë sigurimin e saj.
Gjithashtu ne duhet të mbrojmë rrejtet dixhitale të botës, nga të cilat varet
infrastrukura kritike – nga sulmet kibernetike. Përveç kësaj, një sasi e ndërtimeve
të reja në dekadat e ardhshme do të drejtohet nga avancimi i urbanizmit,
transportit dhe ndryshimit të klimës.
Lajmi i mirë është se riparimi, siguria dhe ndërtimet e reja
mund të jenë shumë më pak të kushtueshme. Shfaqja e teknologjisë intelegjente
dhe intelegjencës së vendndodhjes, së bashku me teknologjinë gjeohapësinore, bëjnë
të mundur integrimin e teknologjisë gjeohapësinore në këto dimensione të jetës.
Çfarë zbulon intelegjenca e vendndodhjes për të ardhmen e infrastrukturës?
Na tregon se infrastruktura intelegjente tani është e përqendruar në të dhëna dhë është dinamike,
Infrastruktura intelegjente është e ndërvarur dhe e bazuar në vendndodhje,
Infrastruktura intelegjente është publike, transparente dhe gjithnjë e më demokratike,
qyteti kërkojnë elektrifikim masiv të automjeteve. Ato kërkojnë ferma diellore dhe mullinj ere. Ku
janë vendet më të duhura për ti vendosur ato, duke marrë konsideratat hapësinore ajrore, pjerrësinë e
terrenit, shpejtësinë e erës, fushat e përmbytjes, afërsinë me linjat e energjisë, përbërja e tokës dhe
pengesa nga infrastruktura ekzistuese.
Comments
Post a Comment