Skip to main content

Shkalla e ndotjes së lumenjëve në Republikën e Kosovës

Kosova në aspektin hidrografik i takon tre pellgjeve detare: Detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Egje. Pjesa më e madhe e territorit të Republikës së Kosovës i takon pellgjeve të Detit të Zi dhe Detit Adriatik (Ibri me degët e saj dhe Morava e Binçës, Drini i Bardhë).
Lumenjtë e Kosovës janë të ekspozuar ndaj ndotjes nga faktorë të ndryshëm, qofshin ata nga industria, bujqësia, apo edhe nga pjesa individuale (kanalizimet). Nga harta e paraqitur shihet qe lumenjtë më të ndotur kryesisht janë në Rrafshin e Kosovës, ku njëkohësisht janë të përqendruara pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës, e po ashtu edhe disa industri siç janë ato energjetike, të përpunimit industrial dhe ato teknologjike.
Në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit niveli i ndotjes së lumenjëve është në nivele më të vogla, por që nuk përjashtohen nga konkluza e përgjithshme që në Kosovë shumica e rrjedhave lumore janë të ndotura nga faktorë të ndryshëm, të cilët rrezikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte florën dhe faunën lumore, dhe bëjnë që rrjedhat ujore të jenë të papërdorshme për sektorin bujqësor. Në shumicën e rasteve vërehen që rrjedhat e kanalizimeve fekale nga zonat urbane ekspozohen direkt në lumenjtë e Kosovës pa një përpunim adekuat, dhe bënë që lumenjët tanë të jenë rrezik natyror dhe të konsiderohen zona të kontaminuara.
Në vitet e fundit vërehen edhe ankesa nga shtetet fqinje për lumenjët tanë, për arsye se lumenjtë tanë nuk janë vetëm që kalojnë në territorin tonë, por kalojnë dhe kufirin dhe bënë që kjo shkallë e ndotjes të jetë edhe problem regjional.
Më poshtë e gjeni trajtimin e kësaj dukurie që i është bërë në Planin Hapësinor të Kosovës 2010 – 2020 +, faqe 39.
Lumenjtë në Kosovë janë burime të rëndësishme natyrore në sigurimin e ujit për përdoruesit shtëpiak dhe industrial, për ujitje, hidro-energji dhe për mjediset natyrore të ujit. Mbrojtja e ujërave nga degradimet fizike e sidomos pas vitit 1999 nuk ka qenë nën kontrollin e organeve përgjegjëse andaj ka ardhur deri te degradimi i resurseve ujore.
Janë eksploatuar sasi të mëdha të rërës dhe zhavorrit nga operatorë të ndryshëm në shtretër të lumenjve me lloje të ndryshme të mekanizimit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha në mjedis. Derdhja e vajrave të ndryshme nga makinat operuese ka efekte negative në ujërat e lumenjve si dhe dukuria e pastrimit të rërës në ujë-rrjedhje dhe ndarja e materialit të mbetur dhe depozitimi i tij ka degraduar edhe shtratin e lumit, por ka rritë edhe shkallën e ndotjes së ujërave.
Dukuri negative që ka ndikuar në ndotjen e ujërave është edhe hedhja e mbeturinave përgjatë rrjedhave ujore që ndikon negativisht edhe në ujërat sipërfaqësor.
Deponitë e mbeturinave të ndryshme në sipërfaqen tokësore si ato individuale, komunale, rajonale, industriale etj. ndikojnë negativisht në ujërat nëntokësor dhe ato sipërfaqësorë, ngase nuk janë ndërtuar konform standardeve. Shpëlarja e këtyre deponive që pason nga të reshurat, është element tjetër me rëndësi që ndikon dhe rrezikon botën bimore dhe shtazore.
Faktorë tjetër është edhe përdorimi joprofesional i kemikateve në mënyrë direkte ndikojnë në ndotjen e mjedisit (ujit, tokës dhe ajrit).
Problem tjetër është edhe industria, nga e cila për shkak të proceseve të ndryshme teknologjike lirohen ujëra të pa trajtuara të cilët, në të shumtën e rasteve pa kurrfarë kontrolle derdhen në ujërrjedhat e lumenjve duke e rritë kështu shkallën e ndotjes në nivel shumë të lartë (ndotësit industrial më të mëdhenj janë: Korporata energjetike e Kosovës në Obiliq, Kompleksi Trepça në Mitrovicë etj.). Impiantet për trajtimin e ujërave industriale dhe ujërave të zeza në pjesën më të madhe nuk ekzistojnë, por edhe atje ku ekzistojnë nuk funksionojnë fare.
Industria në Kosovë pas vitit 1999 nuk ka qenë shumë aktive, kështu që edhe ndotja e mjedisit nga ndotësit industrial është në shkallë të ulët.
Vetëm gjysma e popullatës së Kosovës është e kyçur në rrjetin e ujësjellësit (44%) e prej saj 8.4% pop. rurale, ndërsa qasje në rrjetin e kanalizimeve kanë vetëm 28% e pop.
Ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësor janë vendbanimet, janë zonat urbane dhe rurale dhe pjesët industriale të zonave urbane. Ujërat e zeza dhe ato industriale shkarkohen pa kontroll dhe pa trajtim paraprak në lumenj duke shkaktuar kështu ndotjen ujërave me materiale organike dhe mikrobiologjike.
Bazuar në të dhëna më të mira të mundshme totali i shkarkimit të ujërave të zeza në vitin 2004 në Kosovë është 1.200l/s apo 110.000m30/d.
Harta e paraqitur është marrë nga Plani Hapësinor i Kosovës, fq.40

More:
https://www.facebook.com/iggtkkosovo/photos/a.1020324908096367/4312074882254670/

Comments

Popular posts from this blog

Infrastruktura Dinamike

 Një bisedë me botën           Kur shumica nga ne e dëgjojnë fjalën infrastrukturë, ju vije në mendje për diçka që është fikse, e përhershme, largë syve, mekanike etj. Ato mund të jenë tuba, tunele, shina trenash, ura, rrugë, linja elektrike, mjete lëvizëse apo ndoshta edhe fabrika, depo, porte, aeroporte dhe stacione treni. Dihet që bota nuk mund të funksionoj pa infrastrukturë. Gjithashtu kemi dëgjuar që ndonjëherë infrastruktura është e vjetër dhe e prishur dhe rregullimi i saj është i shtrenjtë. Pra, kur e dëgjojmë fjalën “infrastrukturë”, tingëllon diçka e mërzishme.         E vërteta është se infrastruktura nuk është fikse, është dinamike, madje edhe emergjente. Secili prej shembujve të përmendur më lartë ndikohet nga rrymat e shumta që kalojne nëpër të në kohë reale nga trafiku në tregti të ujit etj. Edhe tubat dhe trarët e epokës industriale tani janë të mbushur me senzor dhe teknologji intelegjente. Dhe të gjitha sistemet, madje edhe ato nëntokësore, mund të bëhen të dukshme p

Gjendje aktuale e deponive sanitare të mbeturinave në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin Evropian ende nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara të mbeturinave që gjenerohen në nivel vendi. Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë të viti 2011 të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka nxjerr një numër prej afro 1 milion e 779 mijë e 521 banorë rezulton që sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 0.9 kg/banorë/ditë . Nga të dhënat e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) sasia totale e mbeturinave që gjenerohen në Kosovë është afërsisht 580 milion tonë/vit , ndërsa nga e gjithë kjo shumë e mbeturinave afërisht 392 milion ton (72%) arrihet të deponohet në vende e përcaktuara për deponim, konkretisht 68% deponohet në deponitë sanitare. Sipas të dhënave të publikuar rezulton që Kosova karakterizohet me shkallë të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave prej 60%. Në zonat urbane shërbimi i rregullt i mbledhjes së mbeturinave mbulon 75% të popullsi

The potentials of wind power in the Morava Binces basin